Familja e Driton Kelmendit, i dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e Kreshnik Isufajt nga Peja , vazhdon të pretendojë se djalit të tyre iu montua gjithçka vetëm për ta shpallur fajtor për një vrasje që se ka kryer ai.
Edhe pse ky vendim ka marrë formën e prerë nga të gjitha shkallët, familja pretendon se këtu ka të bëj më një padrejtësi të madhe që i është bërë Driton Kelmendit nga vet sistemi i drejtësisë.
Babai i Dritonit, Naim Kelmendi, në një intervistë për portalin “Arbresh.info” kërkon që rasti të kthehet në rigjykim.
Kelmendi thotë se vrasjen e Kreshnik Isufajt e ka kryer shoku i tij i ngushtë, Fisnik Gashi.
Ai rrëfen se janë bërë 6 vjet e katër muaj qëkur Driton Kelmendi gjendet në burg për vrasjen që e ka bërë dikush tjetër, i cili vazhdon të endet i lirë në Pejë.
Driton Kelmend ishte dënuar me 25 vjet nga Gjykata Themelore në Pejë, ndërsa ky dënim ishte zbritur në 18 vjet nga Gjykata e Apelit.
Naim Kelmendi, babai i të dënuarit për vrasje, Driton Kelmendi rrëfen se si asnjë nga gjykatat nuk i mori parasysh faktet që tregojnë se djali i tij nuk e ka kryer vrasjen.
Kelmendi rrëfen gjithë ngjarjen, duke nisur nga konflikti që kishte djali i tij Dritoni me Fisnik Gashin e deri në ditën kritike. Sipas Kelmendit, krejt këto inskenime i ka bërë Policia e Pejës.
Ai thotë se rasti ishte një herë në duar të vendorëve, por me kërkesë të tyre kaloi tek ndërkombëtarët, ku ish-gjyqtari i Eulex-it, Malcolm Simons ishte kryetar i trupit gjykues. Por, sipas tij edhe Malcolm Simons u korruptua dhe e dënoi djalin e tij, Driton Kelmendin me 25 vjet burgim.
Në shkallën e dytë, sipas tij e uli dënimin me qëllim që të mos shkojë rasti në Supreme.
Naim Kelmendi pretendon se në shkallën e dytë ka ndërhyrë ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili aktualisht po përballet me drejtësinë. Ai thotë se edhe në Gjykatën Kushtetuese kanë bërë ankesë, por kjo gjykatë e ka refuzuar si të papranueshme.
Kelmendi akuzon edhe ish-kryetaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syla për ndërhyrje në këtë rast.
Kelmendi kërkon që rasti i djalit të tij të kthehet në rigjykim. Sipas tij, të gjitha provat tregojnë se plumbi është ndërruar.
Në këtë rast ai e përfshinë edhe prokurorin Haxhi Sinani, për të cilin thotë se nuk i kanë ftuar dëshmitarët në gjykatë, si dhe të gjitha provat i ka refuzuar. Prokurori Sinani, sipas tij i ka kërkuar familjes Kelmendi 60 mijë euro.
Ai thotë se ka bërë kallëzim penal ndaj prokurorit Haxhi Sinani, si dhe ish-kryetares së Gjykatës, gjyqtares Elmaze Syka, por edhe pse janë bërë më shumë se dy vjet, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Shtetit.
Familjar Kelmendi pretendon se ekspertizat e mjekëve ligjorë, janë ndërruar në gjykatë.
Edhe mbrojtësi i të dënuarit Driton Kelmendi, avokati Ramë Dreshaj thotë se trupi gjykues në atë kohë në krye me ish-gjyqtarin e Eulex-it, Malcolm Simons kanë bërë vepër penale, pasi nuk kanë vendosur në bazë të provave që u janë dorëzuar.
Arbresh.info ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të dijë se çfarë ka ndodhur me kallëzimet penale që janë bërë nga familja Kelmendi kundër prokurorit Haxhi Sinani, gjyqtares, Elmaze Syka, dhe trupit gjykues në krye me Malcolm Simons, mirëpo por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Avokati Ramaj akuzon njësitin e forenzikës për ndërrim të predhave në vendin e ngjarjes.
Ai thotë se kanë bërë kërkesë që ky rast të kthehet në rigjykim, pasi sipas tij kanë siguruar prova të tjera.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 19 shtator 2011 në Pejë. E gjithë kjo kishte nisur si pasojë e therjes me thikë të Vetonit, vëllait të Driton Kelmendit nga Fisnik Gashi. Për therjen e Vetonit, Fisnik Gashi i kishte mbajtur 26 muaj burgim./GitaLushi/Arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...