Një modele e quajtur ‘Hirushja braziliane’ shpreson të ndërtojnë hitorinë e saj të suksesit duke futur sensin e bukurisë braziliane në tregun e modës kineze që po zhvillohet çdo ditë e më shumë.
Pas një fëmije që mblidhte mbeturina në kosha në pranë Rio de Janeiros për të mbijetuar, Sandra Passos, jo vetëm që ndërtoi një karrierë si modele në Kinë të paktën 1 dekadë më parë por tani po hap agjencinë e saj.
E kthyer në qytetin e saj të lindjes në Sao Goncalo, ajo po i mëson vajzave të reja braziliane bazat e modelimit dhe të anglishtes.
Në shkurt ajo shpreson që disa prej tyre ti marrë në në Guangzhou në Kinën jugore, ku është i bazuar biznesi i saj.
Ideja është për të sjellë diçka të re në Kinë, ku modelet me ngjyrë dhe të kolme janë ende një gjë e rrallë, shpjegoi 28 vjeçarja.
Ajo ka në total 24 modele të regjistruara në shkollën e saj Passos’ Rio School, ku më shumë se gjysma e tyre janë me ngjrë dhe 4 janë të kolme.
Një mashkull gjithashtu është përfshirë në shkollën e modelimit.
“Procesi im përzgjedhës nuk ka të bëjë fare me normat e tregut, që dëshiron që vajzat të duken si Barbies, të gjata, të dobta, bjonde, me sy blu,”-tha Passos.
Passos vetë vjen afër pamjes më standarde. Ajo është e bardhë dhe ka sy të gjelbërt dhe ka përdorur pamjen e saj dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme për të nisur një karrierë në dukje të pamundur./ora news/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...