Ka tërhequr vëmendjen e të ftuarve në panelin e kësaj të premteje në emisionin Kapital të Aleksandër Furxhi një deklaratë e gazetarit Basir Çollaku.
Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku tha se “Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër.
Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë” – tha Çollaku.
Ai tha se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, të cilat tha se i disponon. /Lapsi.al/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...