Derisa Napoli synon të rikthehet në krye të tabelës në Serie A kur të përballet me Lazion të shtunën, pasi kreu i është marrë sot (e premte) nga Juventusi, trajneri Simone Inzaghi pranon se do të preferonte një ndeshje me një kundërshtar tjetër.
Forma e Lazios së fundmi ka qenë larg nga ajo impresive e standardit të tyre të zakonshëm dhe rrezikojnë largimin nga pozitat për Ligë të Kampionëve në rast se humbin dhe nëse Roma dhe Interi fitojnë të dy, transmeton portali arbresh.info.
“Do të preferoja të përballesha me një tjetër skuadër, por ky është kalendari”, ka thënë Inzaghi në konferencën e sotme për shtyp. “E kam parë atë pas disfatës ndaj Genoas, është përfolur shumë. Në anën tjetër, pritshmëritë janë rritur. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të rikthehemi menjëherë”
“Partenopei” doli fitues me rezultat 4 me 1 nga ndeshja e fundit e zhvilluar ndërmjet dy skuadrave këtë sezon, por trajneri nuk është i dëshpëruar nga ajo dhe beson që ka pasur faktor të ndryshëm që kanë qenë pjesë e rezultatit.
“Ne e kemi analizuar ndeshjen”, ka thënë ai. “Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, por ne më pas morëm disa lëndime dhe humbën ndeshjen”
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj