Google ADS

SBASHK-u nesër diskuton moszbatimin e marrëveshjes nga Haradinaj

23:29 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës e Kosovës, nesër  do të mbajë dy takime të Këshillit Drejtues.

Në takimin e parë të KD do të caktohet rendi i ditës së Kongresit të 7 zgjedhor të SBASHK’ut si dhe çështje tjera që lidhen me këtë ngjarje.

Ndërsa në mesdite Këshilli Drejtues do të mbajë takimin e jashtëzakonshëm ku do të debatohet për deklarimin e anëtarësisë për veprime sindikale e sidomos për mos zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar mes kryetarit të SBASHK’ut e Koalicionit Qeverisës aktual nga kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Po nesër Alternativa do të mbajë Kuvendin e parë zgjedhor, me ç’rast do të zgjidhet Kryetari/ja, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia Qendrore.

Partia Liberale Egjiptiane-PLE do të mbajë Kuvendin e Dytë Zgjedhor të Partisë Liberale Egjiptiane – PLE.

E konferencë me gazetarë do të mbajë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme