Olen Cesari, violinisti i njohur për performancat e tij në nivel ndërkombëtar, do të jetë i ftuar nesër në “Xing me Ermalin”, ku do të japë një intervistë ndryshe e do të bëhet pjesë e lojërave në studio.
Një nga momentet më komike të emisionit është kur Kejvina i bën Cesarit pyetjen e saj me spec, që do i habisë të gjithë.
“Para se t’i biesh violinës, kujt i bije ti?”, e pyeti Kejvina violinistin ndërsa Ermali shkakton shumë të qeshura në studio kur e merr Kejvinën hopa duke e larguar.
Por çfarë përgjigje do të kthejë Olen Cesari? Këtë na mbetet ta zbulojmë nesër në “Xing me Ermalin” ku do të jenë të ftuar edhe aktori brilant i skenës shqiptare Gaz Gjoka dhe organizatori i dasmave e menaxheri i VIP-ave, Elton Mehaj që do t’ju shkrijnë së qeshuri me historitë e bëmat e tyre./Xing.al
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...