Ka dështuar përpjekja për funksionalizmin e linjës së autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas.
Operatori i përzgjedhur thotë se nuk ka mundur të funksionojë me humbje. Ministria revokon linjën, por thotë se po shqyrton subvencionimin, për ta funksionalizuar atë.
Në prill të vitit të kaluar ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kishte njoftuar atë muaj do të niste funksionimin linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas. Por, 10 muaj pas, një e tillë nuk ekziston.
Veturat personale dhe taksitë, vazhdojnë të mbesin zgjidhja e vetme për qytetarët. Në rrethana të tjera, për shumë nga këta të fundit, autobusët do të ishin zgjidhje e parë.
Në Aeroportin e Ndërkombëtar të Prishtinës, thonë se nuk e dinë arsyen e mos-funksionimit të një linje të tillë, edhe pse, sipas tyre, kanë vite që po presin për të. Ata shtojnë se kohë më parë i kanë ofruar kontratën operatorit të zgjedhur nga Ministria e Infrastrukturës, por që sipas tyre, ai nuk është paraqitur më asnjëherë.
Në kompaninë fituese të tenderit, “Bërveniku”, thonë se ata janë tërhequr pas tre muajsh, pasi nuk kanë mundur të punojnë me humbje, në mungesë të udhëtarëve.
Pronari i kompanisë në fjalë, Avni Murtezi, thotë se duke parë se funksionimi vetëm me linjën për udhëtarë është i pamundur, ka kërkuar që të bartë edhe punëtorët e aeroportit, por sipas tij, kjo nuk i është ofruar dhe ai është tërhequr.
Në Ministrinë e Infrastrukturës pranojnë se funksionalizimi i kësaj linje ka dështuar.
“MI-ja ka bërë hapjen e tregut përmes shpalljes së nisjeve të lira ndër-urbane në relacionin Prishtinë – Aeroport dhe anasjelltas, me ç ‘rast ka dhënë disa linja një operatori në mënyrë që të krijojë kushte për lëvizjen e qytetarëve përkatësisht qasjen në shërbimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’. Vlen të theksohet fakti që operatori fitues nuk ka arritur që të operojë për arsye që nuk ka pasur rentabilitet ekonomik, andaj MI-ja komfor procedurave ligjore ka bërë revokimin e atyre linjave për shkak të mos mbajtjes së linjave nga operatori fitues”, ka thënë Saranda Jusufi nga Ministria e Infrastrukturës.
Megjithatë, sipas Jusufit, ministria para pak muajsh ka miratuar një udhëzim administrativ për subvencionimin e linjave ndër-urbane ekonomikisht të paqëndrueshme, por të domosdoshme për qytetarët.
Duke u thirrur në këtë udhëzim, ajo shton se po shqyrtojnë mundësinë e funksionalizmin e kësaj linje përmes subvencionimit, në të ardhmen.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...