Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë Izraelit që duhet të bëj “kompromise të rëndësishme” për paqen me palestinezët.
Palestinezët janë zemëruar nga vendimi i Trump që njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit me 6 dhjetor, një vendim që nxiti zemërim të madh në të gjitha vendet myslimane dhe që u refuzua nga pjesa më e madhe e botës, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për një gazetë izraelite, Trump e përshkroi vendimin e tij mbi Jerusalemin “si pikën më të lartë në detyrën e tij”.
“Dëshiroj të bëj të qartë se Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit. Lidhur me kufijtë e veçantë, do të jap mbështetjen time që të dy palët të bien dakord mes tyre”, tha ai për të përditshmen “Hayom”.
“Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise të rëndësishme në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje”, shtoi Trump.
Intervista koincidoi me tension të freskët midis palestinezëve dhe ambasadorit amerikan në Izrael, David Friedman, pas vrasjes së një palestinezi nga forcat izraelite./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?