Alexis Sanchez insiston se u largua nga Arsenali për transferim në Manchester United për shkak se beson se ka një shans më të mirë për të fituar “gjithçka” në Old Trafford.
E ardhmja e ylli kilian ishte subjekt i spekulimeve për shumë muaj, veçanërisht për shkak se po hynte në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi në Manchester City dështoi gjatë muajit gusht duke detyruar sulmuesin të vazhdoj qëndrimin në Emirates edhe pse problemet me kontratë nuk ishin zgjedhur. Por, Manchester United reagoi në janar duke arritur shërbimet e tij si pjesë e marrëveshjen me mesfushorin Henrikh Mkhytarian që kaloi në Arsenal.
“Kam menduar për Manchester United që kur kam qenë i ri dhe nuk jam duke e thënë këtë vetëm për shkak se jam këtu, unë jam një djalë i sinqert dhe nuk gënjej asnjëherë – mendoj se është klubi më i madh në Angli. Kjo është ajo që mendoj unë”, ka thënë Sanchez për ‘Sky Sports’.
“Këtu kemi një numër të madh klubesh dhe pasi kam luajtur në Arsenal, ata janë gjithashtu njëri prej tyre. Është një klub madhështor dhe unë isha aty”
“Por, transferimi këtu ka ndodhur për shkak se unë mendoj që United do të fitoj gjithçka sepse është një klub aq i madh. Skema e klubit thotë gjithçka”
“Kam ardhur këtu për të fituar trofe. Jam larguar nga Arsenali sepse kam dashur të zhvillohem dhe të mësoj si një lojtar, po ashtu edhe për eksperiencë të re te një klub”
“Manchester United është një klub madhështor në gjithë botën. Kam ardhur këtu për të fituar gjithçka, përndryshe nuk do të kisha ardhur”
Ndeshja e ardhshme e Manchester United pas fitores javën e kaluar kundër Huddersfieldit është ajo ndaj Newcastles që zhvillohet të dielën./arbresh.info/
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...