Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton opinionin se sot është përmbyllur faza e parë e provimit pranues.
Pas një përgatitje serioze dhe një përkushtimi maksimal të Menaxhmentit në bashkëpunim me njësitë akademike është arritur qe ky proces të startojë sipas planifikimeve. Gjatë ditës së parë nuk ka pasur asnjë raportim për parregullsi, dhe shpresojmë se në të njëjtën formë do të vazhdohet deri në publikimin e rezultateve nga ana e njësive akademike.
Me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së këtij procesi, Rektori i UP-së Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu së bashku me prorektorët e UP-së kanë vizituar njësitë akademike dhe e kanë përcjellur nga afër rrjedhën e provimit. Gjatë vizitës në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Juridik ishte prezent edhe Ministri i Arsimit z. Arsim Bajrami.
Në ditën e parë janë mbajtur provimet pranuese në këto njësi akademike: Fakultetin Filozofik, Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakultetin e Filologjisë, Juridik, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinës, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit dhe FSHA – Ferizaj, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Ndërsa në ditën e dytë provimet pranuese u mbajtën sot në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Mjekësisë.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...