Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë po bëhet thirrje për nënshkrimin e një peticioni on-line në Facebook. Ky peticion po kërkon vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në hyrje të Prishtinës, konkretisht “Te Rrethi”. Në këtë pjesë aktualisht është i vendosur flamuri i Shqipërisë.
Kjo nismë kërkon vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi”, krahas atij Kombëtar.
“Nuk jemi kundër flamurit kuq e zi, i cili ka një simbolikë për gjithë kombin tonë, mirëpo për festen e 17 shkurtit – dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti kërkojmë që të vendoset flamuri i pavarësisë, pra flamuri i Republikës së Kosovës????????”, sqarohet në këtë nismë, transmeton Gazeta Express.
Së fundmi flamuri Kombëtar u hoq nga kjo pjesë e kryeqytetit për një kohë të shkurtër nga një artist. Në vend të tij u vendos flamuri offside. Artisti kishte sqaruar se këtë vepër arti e kishte bërë për të paraqitur realitetin dëshpërues të Kosovës.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...