KDI: Komuna e Rahovecit prin me transparencë

16:53 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Transparometrin Komunal” si instrument i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Rahovec, Suharekë, Malishevë, Dragash dhe Mamushë), nga ku e para doli ajo e Rahovecit me 84.2 përqind.

Më pas radhiten Komuna e Malishevës me 77.4 % të transparencës, Komuna e Prizrenit me 67.1 %, Komuna e Suharekës 65.7 %, Komuna e Dragashit me 62.9 % dhe Komuna e Mamushës me 27.8 përqind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme