Shkup, e mori furgonin me qira dhe nuk e ktheu më

16:10 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

33 vjecari nga Radovishti A.R. i cili jetonte me qira në Shkup, mori një furgon të tipit “Mercedes Vito-113″, por pastaj nuk u paraqit në thirrjet telefonike dhe nuk e ktheu më furgonin.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ndodhi dje, dhe rasti u raportua në Stacionin Policor të Aerodromit, nga personi me iniciale L.K (55).

Marrja me qera e furgonit ndodhi në zyrën e tij, në një firmën në rrugën ” Fevruarski pohod”.

Personi nga Radovishi kërkoi të merr me qira automjetin më të madh që mundej, në periudhën kohore nga 2 deri më 7 shkurt për të udhëtuar për në Sofje dhe anasjelltas, kështu ishtë marrëveshja.

A.R përfitoi një shumë parashë me vlerë prej 950.000 denarëve, në mënyrë të paligjshme./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme