Google ADS

Ministrja Hoxha bisedë telefonike me Hahn, kjo ishte tema e diskutimit

16:27 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pati sot një bisedë telefonike me Komisionarin Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues.

Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.

“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, theksoi Ministrja Hoxha.

Po ashtu, Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.

Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit që të përshpejtojë reformat duke punuar ngusht me të gjitha institucionet relevante.

Në anën tjetër, Komisionari Hahn, falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme