Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka regjistruar 30 raste të kërcënimeve ndaj funksionarëve shtetëror, përmes rrjeteve sociale.
Vetëm gjashtë prej tyre janë drejtuar ndaj Kryeministrit Zoran Zaev. MPB-ja bën të ditur se është gjetur personi që i ka dërguar kërcënimet dhe i njëjti dyshohet për “kërcënim të sigurisë”. Ai i ka dërguar kërcënimet përmes rrjetit social “Facebook”.
Rasti është hetuar në bashkëpunim me “Facebook” dhe me Interpol Bern, dhe një ofrues shërbimesh interneti nga Zvicra. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet padia e duhur për rastin në fjalë.
Në lidhje me kërcënimet tjera, MPB-ja sqaron se në pajtim me normat ligjore janë përgatitur raporte dhe janë dorëzuar në Prokurorinë themelore në Shkup për vërtetim të dyshimeve për vepra penale./Telegrafi/
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...