Brenda Policisë së Kosovës nuk ka rrjetë të organizuar kriminal. Gjendja në këtë institucion nuk është anarkike dhe jashtë kontrollit siç po paraqitet në media. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Gazetën Express Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj. Ai ka thënë se disa raste të këqija që mund të ndodhin nuk duhet të merren si pasqyrim i Policisë së Kosovës në tërësi.
Akuzat që janë bërë dje në Kuvendin e Kosovës në drejtim të Policisë së Kosovës, duhet të bazohen në fakte, sepse pikërisht përzierja e politikës në çështjet e brendshme të Policisë së Kosovës, e kanë sjellë këtë institucion në këtë gjendje.
Kështu ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës, për disa skandale që janë shfaqur në media brenda Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Nuk ka rrjet kriminal brenda Policisë, absolutisht jo, duhet të flasim me fakte kur të jepen deklarime të tilla. A dini çka është një çështje, Pikërisht politika duke intervenuar jashtë kompetencave të veta në këto institucione, i ka pru që këto institucione me pas probleme të tilla. Ka hetues brenda që punojnë dhe i respektojnë rregullat dhe ligjet. Nuk është çështja total anarkike dhe jashtë kontrollit. ”, ka thënë Ministri Sefaj.
Ministri ka thënë se nuk është mirë që disa raste skandaloze dhe shumë të këqija, të merren si pasqyrim i organizatave tona të sigurisë.
Ditë më parë, në media është shfaqur një video incizim ku dëgjohet shefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, duke ndikuar në një konkurs të këtij institucioni. Bëhet fjalë për konkursin që IPK kishte shpallur për 17 pozita të inspektorëve/hetuesve, në të cilin Kryeshefi Mehmeti ishte zënë duke intervenuar për djalin e axhës së tij i cili nuk kishte arritur të kalonte me sukses testimin fizikë. Në video incizimin e publikuar, dëgjohet Mehmeti duke tentuar të ndikojë me çdo kusht tek anëtarët e Komisionit, e duke u thënë se nëse e kalojnë atë, asnjëherë nuk do të merrej vesh.
Vetë Ministri Sefaj në muajin nëntor e kishte pezulluar këtë konkurs pas ankesave të shumta të kandidateve të tjerë qe kishin marr pjesë. Ndërkohë, pas shfaqjes së audio incizimeve, ai javën e kaluar mori vendim ta suspendojë Kryeshefin e IKP’së Hilmi Mehmetin.
I pyetur nëse për këto skandale ai është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi nga ai, Sefaj ka thënë se do të respektohen ligjet për secilin rast.
“Absolutisht, unë me drejtorin takohem për çdo ditë. Edhe pse nga jashtë nga mediat mundet të duket që sa herë ka gjeste të tilla le të themi mundesh me intervenu ne mënyrë radikale dhe invazive, po gjithsesi duhet të respektohen ligjet rregulloret, edhe të gjitha ato që parashihen nga rregullat juridike, duket të respektohen ato”, ka thënë Sefaj për Express.
Ndërkohë për caktimin e Miradije Kelmendit në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Kryeshefës së IPK, ndonëse ajo përmendet në incizime se ka intervenuar në konkurs bashkë me Kryeshefin e IPK’së, Ministri ka thënë se nëse vërtetohet se ajo ka qenë e përfshirë, do të ndërmerren masa.
“Ajo është ushtruese e detyrës, do të shohim të gjitha bazat ligjore në çka mundet me qenë e përfshirë ajo dhe absolutisht do të respektohen të gjitha kompetencat që unë kam dhe do të veproj në bazë të tyre”, thotë Sefaj.
Për mos suspendimin e Drejtori të Krimeve Ekonomike, Nazim Sahitit nga pozita e tij, pas përfshirjes në rrahjen e Agron Mustafës, Ministri ka thënë se tashmë rasti është në dorë të Prokurorisë dhe duhet të priten rezultatet e hetimit të tyre.
“Ministri nuk ka kompetenca me ndërhy në çështjet operacionale ashtu siç vendos Inspektorati dhe prokurori, ato janë procedura që duhet të respektohen. Nuk kam të drejt unë ta suspendoj askënd. Tash gjithë dosja është në duart e prokurorit dhe do të shohim se me çfarë hetime do të del prokurori”, shtoi Sefaj
Sefaj thotë se Policia ka dhënë rezultate pozitive në shumicën e rasteve dhe se është një nga policitë më të besueshme në rajon.
“Këto institucione të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë rezultate pozitive në shumicën e rasteve, policia njihet si njëra nga institucionet më të besueshme në rajon për punën që kryen, policia jonë sot i ruan kufijtë, i kryen hetimet në veri për vrasjet siç ka ndodh së fundi. Policia jonë ka vepruar në atë tre mujorin kur nuk ka pas qeveri fare dhe Parlament”, ka përfunduar Sefaj./Gazeta Express/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...