Shtyhet përsëri seanca e Kuvendit, s’ka kuorum

14:20 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Seanca e shtyrë që nga mbrëmë për ditën e sotme, prapë nuk ka arritur të mbahet.

Kjo pasi deputetët po vazhdojnë të bojkotojnë seancat plenare në Kuvend, shkruan lajmi.net

Seanca e sotme pritet të vazhdojë ditën e marte nga ora 10:00, ku do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Pas vendimit për shtyrjen e seancës kryesuesi, Xhavit Haliti ka pasur një debat me kolegun e tij të partisë, Nait Hasanin.

Atë e ka kërcënuar edhe me heqjen e mëditjes.

“Ku Nait, s’ka – nëse Komisioni Verifikues shkon atëherë nuk ka me e marrë asnjë benificion dhe ka me u penalizu me mëditje. Na kemi seancë, nuk na intereson asnjë sen tjetër. Qekjo osht puna jonë,” ka thënë Haliti gjatë përmbylljes së seancës.

Ndryshe, organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit kanë kritikuar shumë herë deputetët që nuk po marrin pjesë në seanca.

Madje ditë më parë, Kryesia kishte vendosur që t’ua ndalojë deputetëve udhëtimet jashtë vendit. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme