Më datë 08.02.2018, rreth orës 16:00, shërbyesit policorë nga Sektori i punëve të brendshme (SPB) të Tetovës privuan nga liria personin N.D (26 vjecarë) dhe S.D (19 vjecarë), që të dy nga Velesi.
Të lartëpërmendurit në deponinë që gjindet në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë u përpoqën të shisnin një veturë të tipit “Jugo”, pa tabela dhe pa regjistrim, që më parë ishte marrë nga rajoni i Sektorit të punëve të brendshme në Shkup.
Pas privimit nga liria dhe mbajtja e tyre në Stacionin Policor të Tetovës, u konstatua se S.D. kërkohej me fletarrest për kryerje të vjedhjeve të rënda.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit në fjalë do të inicohet procedurat e duhura./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...