Javën e kaluar, Guineja-Bisau ka rinjohur Kosovën si shtet të pavarur, pas tërheqjes që kishte bërë vitin e kaluar.
Mirëpo, në 2017-tën, pos Guineas, në media u raportua se edhe Surinami kishte bërë të njëjtën gjë, duke tërhequr njohjen.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, ka treguar për IndeksOnline se a do të kthehet njohja.
“Këtu në ShBA jam duke punuar edhe me Surinamin”, ka thënë shkurt Pacolli.
Ndërkohë, në listën e shteteve që kanë njohur Kosovën, në mesin e 115 shteteve figuron Republika e Surinamit.
Sipas listës, Surinami është shteti i 112 që ka njohur Kosovën më 08.07.2016.
Ndryshe, nesër sipas mediave serbe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq do ta vizitojë Surinamin, për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...