Google ADS

Çfarë po përziejnë Dardani i Vetëvendosjes dhe Dardan Gashi i qeverisë?

12:56 | 9 Shkurt 2018
L G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është fotografuar derisa po pinte kafe me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, dhe disa shefa të mediave në vend.

Në fotografinë e siguruar nga portali “Arbresh.info” , ata janë parë së bashku në një nga kafiteritë në kryeqytet, ndërsa nuk dihet qëllimi i takimit mes tyre.

Bashkë me dy Dardanët, janë edhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, gazetari dhe analisti Astrit Gashi, si dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol.

Kohëve të fundit Dardan Gashit i është kërkuar dorëheqja nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, për shkak të gjuajtjes me armë në ahengun e zëvendëskryeministrit tjetër, Fatmir Limaj.

Ndërsa pikërisht partia e Dardan Molliqajt, Vetëvendosje ka qenë ajo që me ngulm në interpelancën për Dardan Gashin pati kërkuar dorëheqjen e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme