Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot është diskutuar për gjendjen e kompleksit memorial “Adem Jashari” dhe nisma legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
I ftuar ishte drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës AMKMK, Idriz Blakaj, i cili tha se gjendja aktuale e kullës së Jasharajve në Prekaz është alarmante dhe në gjendje të rëndë.
“Edhe sot me u bërë Ligji për kompleksin memorial Adem Jashari është vonë, andaj mjetet për konservim të kullës nevojiten 6 milionë euro dhe nuk mjaftojnë 100 mijë euro dhe fajtor për gjendjen e rëndë janë të gjitha institucionet duke përfshirë edhe deputetët e kuvendit”, ka thënë Idrizi.
Sipas tij, kjo agjenci nuk ka as staf dhe as kushte për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Daut Haradinaj kryetar i këtij Komisioni ka thënë se për gjendjen e rëndë të kullës së Jasharajve është përgjegjës pikërisht AMKMK.
Ganimete Musliu ka kërkuar shpjegime nga Idriz Blakaj për planin e konservimit të Kullës.
“Trashëgiminë më të madhe që na ka lënë lufta e fundit është duke humbur sot dhe shkatërruar. Fajtor jemi të gjithë dhe çka mundemi të bëjmë që prej sot ti shpëtojmë këto kulla?”, ka thënë Musliu.
Enver Hoti, deputet ka thënë se shumë më e ndershme do të ishte të jepte dorëheqje Idriz Blakaj nga AMKM se sa të punonte në kushte të pa favorshme dhe të ankohej sot për mos plotësim të kushteve.
Komisioni për Bujqësi ka ndërprerë mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvend.
Haradinaj paralajmëroi se Komisioni vazhdon mbledhjen sot në orën 13.00.
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...