Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Rekomandimet e VV-së u miratuan me 42 vota pro, nga 61 deputetë që ishin në sallë, raporton lajmi.net. Kjo ishte kërkesa e plotë e VV-së:
Nga aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës shtrohen pyetje të pashmangshme:
1. Kush janë aktorët e vërtetë të sulmit me armë zjarri më 4 gusht 2016?
2. Kush është organizuesi për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?
3. Kush janë ideatorët e këtij inskenimi ndaj aktivistëve të LVV-së?
4. Kush e vrau Astrit Deharin në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016?
Për shkak të këtij inskenimi, për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë, për shkak të dyshimit të bazuar të involvimit të qarqeve të larta në Policinë e Kosovës, në Prokurorinë Speciale dhe në Gjyqësorin e Kosovës kërkojmë që:
1. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016 të kërkohet një hetim i plotë i oavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga ndonjëri nga vendet perëndimore të BE-së, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit.
2. Shkarkimi i të gjithë personave nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast të involvuar.
3. Shkarkimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetenvtë në hierarkinë shtetërore kur ka ngjarë rasti i Astrit DehariSa për informim edhe të zotit Haradinaj edhe të gjithë të tjerëve sot Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar vendimin për lejimin e të gjitha veprimeve hetimore për rastin e Astrit Deharit pa u kufizuar në asnjë mënyrë. Kjo është edhe kërkesa kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...