Google ADS

Qeveria amerikane mbyllet përsëri

08:32 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qeveria amerikane është mbyllur zyrtarisht për herë të dytë këtë vit, sepse Kongresi nuk arriti të përmbushë një afat kohor për të votuar për buxhetin e ri.

Senatorët, megjithatë, debatuan gjithë natën dhe votuan për të kaluar projektligjin, i cili tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Plani 600-faqësh sugjeron një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe ato të brendshme,  transmeton Klan Kosova.

Por ligjvënësit luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul.

Qeveria amerikane ishte mbyllur fillimisht më 19 janar për tri ditë, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar për të arritur një marrëveshje ashtu që projekligji për financime të mbetet i hapur.

Qeveria është rihapur sërish më 23 janar, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme