Google ADS

Aktivistët e VV-së i thonë Dardan Molliqajt se është pjesë e “Klanit Pronto”

08:33 | 9 Shkurt 2018
M. A.

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj dje në Kuvend mbajti një fjalim në lidhje me dënimin e katër aktivistëve të kësaj partie për sulmin ndaj objektit të Parlamentit.

Ai në këtë fjalim bëri një krahasim ndërmjet Vetëvendosjes, SHIK-ut dhe Klanit Pronto.

Të njejtin fjalim ai e ka shpërndarë edhe në profilin e tij në facebook.

Por dorëheqja nga partia duket se ka bërë që Molliqaj të cilësohet se është pjesë e “SHIK-ut dhe klanit pronto”, transmeton lajmi.net

Të paktën kështu i kanë komentuar disa aktivistë të VV-së, ish sekretarit të kësaj partie.

“Dallimi mes nesh dhe këtyre të ShIK-ut dhe klanit Pronto është se ne flasim publikisht për padrejtësitë që ndodhin në Kosovë, ndërsa këta i emrojnë gjyqtarët nëpër darka e përmes telefonit. Prandaj këta, nuk mund të na flasin neve për ndërhyrje në drejtësi”, ka shkruar Molliqaj në facebook.

E pastaj kanë filluar komentet e shumta që kritikonin atë për largimin që tashmë është gati punë e kryer nga Vetëvendosja.

“Edhe ti je je pjes e kti klanit dardan molliqaj. Dallimi i vetem eshte se ti je edhe me i keq se keta . Ti u tregove edhe me ego vetem e vetem per me u ul nkarrik”, thuhet në komentin e njërit nga personat që i reagoi Molliqajt.

“Ti vet je SHIK-u, baben e ke pas aty dhe hala e ki”, është komenti tjetër.

Komente të njejta kanë qenë me qindra, duke mos anashkaluar as ofendimet dhe kritikat edhe më të ashpra.

Ndryshe nga krahu i Molliqajt tashmë është paralajmëruar krijimi i një partie të re.

Ata janë hiç më pak se 10 deputetë të cilët gjithashtu do të krijojnë grup të ri parlamentar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme