Është e pamundur të mos keni në rrethin tuaj familjar ose shoqëror një a më shumë persona të cilët reagojnë në mënyrën më impulsive të mundshme pas çdo debate që krijoni.
Shpeshherë mund t’ju ketë bërë përshtypje reagimi i tyre i vrullshëm që i ngjan furisë së një tsunami, por ndoshta nuk do të ndiheni më kështu pasi të zbuloni se janë yjet ato që kontrollojnë gjithçka, madje edhe shpirtin rebel e impulsive që fshihet pas tyre. Për fatin tuaj dhe tonin të mirë, jo të gjitha shenjat reagojnë në mënyrë impulsive, përveç këtyre të trejave.
DASHI
Është e kotë ta mohoni, Dashi është shenja më impulsive e gjithë zodiakut. Të lindurit nën këtë shenjë kanë si planet udhëheqës Marsin, i cili njihet ndryshe si planeti i veprimit. Dashi reagon në mënyrë thuajse instiktive aq sa shpeshherë është e vështirë ta ndash nga ky tipar shpërthyes i karakterit të tij. I pëlqen të thotë fjalën e fundit të parën.
BINJAKËT
As Binjakët nuk mbeten prapa kur bëhet fjalë për impulsivitetin. Duke qenë se janë të pavendosur, ata shpesh kalojnë nga një situatë në tjetrën pa marrë parasysh pasojat fare. Janë njerëz që mund të thuash pa frikë “shkojnë nga fryn era” dhe nuk e mendojnë dy herë.
AKREPI
Plutoni dhe Marsi janë planetët udhëheqës të të lindurve nën shenjën e Akrepit, kështu që e merrni vetë me mend si janë ata. U pëlqejnë të kundërshtojnë këdo dhe gjithçka, si dhe të vendosin gjithmonë pikat mbi “i”. Në përgjithësi Akrepat torturojnë veten me shumë pyetje dhe si rrjedhojë veprojnë pa reflektuar./Living/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...