Google ADS

Barça në finale të Kupës së Mbretit, Coutinhos shënon golin e parë

23:23 | 8 Shkurt 2018
Arbresh Info

“Blaugranët” kanë vazhduar tutje në finale të Kupës së Mbretit pas fitores bindëse mbrëmjen e sotme (e enjte).

Barcelona ka siguruar fitore me rezultat 0 me 2 (0:3 rezultati i përgjithshëm) në ndeshjen kthyese kundër Valencias të zhvilluar në Mestalla në kuadër të Kupës së Mbretit, shkruan portali arbresh.info.

Philippe Coutinho hapi llogarinë e tij te klubi në Camp Nou duke shënuar golin e parë. Ylli brazilian realizoi golin e epërsisë në minutën e 49′ të ndeshjes pas asistimit nga sulmuesi Luis Suarez. Ky u fundit ishte asistues edhe në golin e dytë këtë ndeshje që u shënua në minutat e fundit të takimit nga Ivan Rakitic.

Mesfushori kroat realizoi për 0 me 2 në minutën e 82′ në një përballje direkte me portierin Dommenech.

Skuadra e Ernesto Valverdes kishte siguruar fitore me rezultat minimal 0 me 1 në takimin e parë të zhvilluar në Camp Nou dhe autori i golit ishte Luis Suarez.

Rivali i Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit  është Sevilla që eliminoi mbrëmjen e kaluar Leganes./arbresh.info/

Shikoni dy golat e realizuar këtë ndeshje:

https://streamable.com/nytmh

https://streamable.com/a4088

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme