Bebet nuk dëshirojnë kur me dhunë qeshni dhe aktroni klounin kundër natyrës suaj, ka treguar një studim të cilin e kanë bërë shkencëtarët australianë.
Ata kanë arritur në konkludimin që bebet në mënyrë të saktë e dinë kur dikush aktron, andaj nuk i duan njerëzit të cilët me dhunë gajasin, gicilojnë apo bëjnë grimasa.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 156 bebe, të cilat kanë qenë të ndara në dy grupe, transmeton Telegrafi.
Për grupin e parë janë kujdesur të rriturit të cilët i kanë dashur fëmijët, sipas natyrës kanë qenë të çiltër, kanë ditur të bëjnë shaka.
Grupin e dytë e kanë përbërë të rriturit “e mërrolur”, ata të cilët jo me dëshirë shoqërohen me vogëlushët, kanë qenë introvertë dhe nuk kanë qenë mjaft argëtues.
Pastaj shkencëtarët kanë ndërruar grupin dhe kanë ardhur në përfundim që bebet krejtësisht ndryshe janë sjellë në praninë e njerëzve argëtues dhe të atyre joargëtues.
Kur janë kujdesur këta personat e grupit të dytë, të cilët janë përpjekur t’i argëtonin, bebet kanë qarë dhe janë bërë histerike.
Në shoqëri të njerëzve shakaxhinj të cilët i duan fëmijët, gjithë kohës bebet kanë qeshur. /Telegrafi/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...