Google ADS

Miley Cyrus shijon plazhin me të dashurin Liam Hemsworth

23:06 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsëorth po kalojnë shumë kohë të çmuar së bashku si çift.

25 vjeçarja e hitit “Malibu” dhe aktori 28 vjeçar janë parë në plazhin e Malibusë në Kaliforni, teksa po shijonin një ditë me diell së bashku.

Ata janë kapur nga fotografët teksa pas kohës që kanë kaluar në plazh ata kanë dalë në shëtitje nëpër Malibu, dhe dukeshin më të lumtur se asnjëherë.

Rastësia këtu qëndron, pasi që Miley Cyrus pikërisht këngën “Malibu” ia ka dedikuar marrëdhënies së saj me Liam, aty ku ata edhe janë parë duke kaluar kohën së bashku, pikërisht në plazhin e Malibusë./radiovala/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme