Parashikuesit e motit kanë një lajm të mirë për vendin tonë pasi ditët e mbetura të muajit shkurt dhe muajit mars, pritet të jenë me temperatura jo shumë të ulëta sa jemi mësuar të kalojmë dimrin.
Sipas AccuWeather, temperatura më e lartë pritet të jetë deri në 11 gradë celsisus, ndërsa më e ulëta -6 gradë celsius, gjatë këtyre dy muajve.
Ndërkohë, edhe parashikimet e para për dimrin, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregonin se në Evropë në përgjithësi pritej të jetë një dimër i butë, ashtu si duket edhe doli të jetë, raporton Gazeta Metro.
Edhe Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili kishte publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim kishte sugjeruar një dimër të butë.
Më poshtë keni tabelat me temperaturat për ditët e mbetura të muajit shkurt dhe tërë muajin mars:
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS:...
Granit Xhaka e Leverkuseni nisin sot aventurën në Champions ...