Yjet e Barcelonës, Philippe Coutinho dhe Andres Iniesta besohet se nuk kanë raporte të mira dhe kjo është duke shqetësuar trajnerin Ernesto Valverde.
Philippe Coutinho iu bashkua gjigantit në La Liga nga Liverpooli muajin e kaluar për një tarifë madhështore prej 160 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Por, transferimi i tij erdhi pas shumë pretendimeve se braziliani do të jetë zëvendësuesi afatgjatë i Andres Iniestas.
Coutinho dhe Iniesta kanë qenë të dy në fushë te Barcelona qysh pasi Ernesto Valverde siguroi shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar. Madje, Iniesta ka folur hapur për bashkëlojtarin e ri duke insistuar se nuk ndihet i kërcënuar me ardhjen e tij.
Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë megjithatë që gjërat nuk janë duke shkuar mes dyshes. Bazuar në një raport nga ‘Mi Otra Liga’, raportet ndërmjet Coutinhos dhe Iniestas nuk janë aq pozitive siç prezantohen në publik, transmeton portali arbresh.info.
Ekziston një ndjenjë e keqe që besohet të ketë prekur gjithashtu edhe anëtarët e tjerë në dhomën e zhveshjes në Camp Nou.
Valverde thuhet se është përfshirë në këtë problem dhe është duke e parë që gjërat janë duke shkuar gjithnjë edhe më keq. Burimi i lartpërmendur shton madje se ai e sheh këtë si një “bombë” që mund të eksplodoj në çdo kohë.
Coutinho dhe Iniesta gjithashtu duket se nuk janë lojtarët e vetëm te Barcelona që janë rrugës drejt përplasjes. Gerard Piuque dhe lojtari i transferuar në janar, Yerry Mina, besohet gjithashtu që nuk shikohen në sy njëri me tjetrin./arbresh.info/
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme