A e din dikush nga ju se si thuhet në gjuhën norvegjeze “kemi porositur shumë vezë”?
Ekipi olimpik i Norvegjisë ka hasur në një përvojë të hidhur, pasi në vend të porosisë së 1,500 vezëve, ata kanë porositur 15 mijë vezë, transmeton portali arbresh.info
Shefave të kuzhinës u janë dashur vezët për të gatuar për atletët norvegjezë në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut.
Kështu shefat, vendosën që me anë të Google Translate, të kryenin një porosi në një supermarket lokal, por sikurse shihet qartë, ata gabuan rëndë në përkthim.
“Kur kamioni u shfaq, ne filluam të mbanin vezët dhe e shikonim me sy hapur, sepse ato nuk mbaronin”, tha për CNN, Halvor Lea, zëdhënës i Komitetit Olimpik Norvegjez.
Kur ata pyetën shoferin se sa vezë ishin porositur, ai iu përgjigj që në kamion ishin 15 mijë vezë.
“Kuzhinierët i kanë hedhur fajin përkthimit me Google, megjithatë, për fat të mirë supermarketi ka kthyer pas rreth 13,500 vezë”, tha Lea./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...