Ish-presidenti amerikan, George W.Bush ka deklaruar se ka “mjaft prova që rusët janë përzier” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Komentet e tij vijnë qartë si një qortim i cili vë në pikëpyetje zgjedhjen e Donald Trump si president, transmeton portali arbresh.info
“Nëse (Rusia) ka ndikuar në rezultat është një tjetër pyetje”, tha Bush në një konferencë në Abu Dhabi, ndërsa theksoi se “është problem që një komb i huaj të përfshihet në sistemin tonë zgjedhor”.
Ish-presidenti nuk e zuri asnjë moment në gojë emrin e Presidentit Trump, por deklaratat e pafavorshme të Bushit për këtë çështje bien ndesh me retorikën që ka dalë nga administrata e Trump.
Presidenti Trump ka mohuar me këmbëngulje përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit./arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi