PSG nuk lejon transferimin e Neymar në Real Madrid

19:46 | 8 Shkurt 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germain nuk do të lejoj superyllin Neymar t’i bashkohet Real Madridit për shkak të punës së tyre të vështirë deri në transferimin e tij nga Barcelona verën e kaluar.

Sulmuesi i Paris Saint Germian, Neymar është duke u kërkuar nga Real Madridi si një zëvendësues i Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Por, ‘Daily Mail’ raporton që Real Madridi nuk do të nënshkruaj me 26-vjeçarin gjatë verës dhe  rivali i tyre në ligë Barcelona është arsyeja.

Sugjerohet që skuadra e trajneri Unai Emery nuk do të lejoj asetin e tyre të largohet për shkak të punës së lodhshme deri në bindjen e brazilianit për të zhveshur fanellën e Barcelonës.

Megjithatë, kjo mund t’i hap derën një transferimi në vitin 2019 që besohet se është edhe koha kur Neymar do të largohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme