Antonio Conte mund të fitoj 30 milionë euro në rast se Chelsea vendos për të shkarkuar trajnerin italian.
Sipas mediave në Angli, trajneri i kampionit në fuqi të Premierë Ligë do të paguhet 30 milionë euro në rast se presidenti Roman Abramovich vendos për të shkarkuar atë, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea besohet se është i vendosur për ta shkarkuar atë pasi humbi dy ndeshje, ndaj Watfordit dhe Bournemouthit, me një golaverash ndryshe prej shtatë golave me një.
“Blutë” kanë qenë të lidhur me transferimin e ish trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2015 duke mposhtur pasardhësin e Contes, Max Allegrin, me rezultat 3 me 1 në finale.
Sidoqoftë, Enrique nuk dëshiron të marr detyrën deri në përfundim të sezonit./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...