Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Scherbak, ku shfaqën shpresë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë të përmirësohen.
Siç informojnë nga kabineti i Xhaferit, ai e ka informoi ambasadorin Scherbak për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë deri në fund të vitit, siç është nxjerrja e një sërë ligjeve reformuese që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Xhaferi i konfirmoi prioritetet strategjike të Maqedonisë siç është anëtarësimi në BE dhe NATO, duke sugjeruar se në muajin prill presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës”, thuhet në kumtesë.
Ambasadori Oleg Scherbak shprehu pritje se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat, sidomos në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se në përgjithësi janë të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, edhe pse ekziston potencial për thellimin e bashkëpunimit edhe atë, para së gjithash në sferën e bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, energjetikës dhe transportit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...