Google ADS

Vasili: Rama një “naziskin” i ri, përdori termin “çifut” për hebrenjtë

17:52 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, doli në një deklaratë për media, ku tha se ka mbetur i befasuar nga gjuha e kryeministrit, Edi Rama ditën e sotme në Kuvend.

“Të befasuar nga gjuha e tmerrshme Kryeministrit, i cili përdori termin çifut si nazistët për hebrenjtë. Hebrenjtë kanë qenë miq të ngahershëm të Shqipërisë. Një naziskin i ri, i cili po me këtë gjuhë kërkon të qeverisë Shqipërinë, me të njëjtën gjuhë flet me opozitën”, tha Vasili, shkruan Top Channel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme