Google ADS

Më 19 shkurt Sela do të përballet me dhunuesit në Kuvend

16:55 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Më 19 shkurt deputeti Ziadin Sela do të duhet të paraqitet në gjykatë si i dëmtuar, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Për herë të parë pas 10 muajve, Sela do të duhet të përballet me sulmuesit e tij, të cilët Gjykata Themelore Shkupi 1 i gjykon për veprën “tentim vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale e cila zgjati disa orë, avokati i Selës kërkoi dëmshpërblim prej 500 mijë eurove për lëndimet e deputetit.

Avokati paralajmëroi që Sela sot do të paraqitej në seancë, por për shkak të tempos së ngadalësuar të gjykimit, gjykatësja Sllavica Andreevska vendosi që i dëmtuari Ziadin Sela dhe tre dëshmitarët tjerë nga Instituti për Mjekësi Ligjore t’i dëgjojë në seancën e radhës, e cila u caktua më 19 shkurt./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme