Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi

16:21 | 8 Shkurt 2018
Arbresh Info

Marco Asensio ka njoftuar Real Madridin se dëshiron të largohet nga klubi.

Reprezentuesi i Spanjës nuk është pjesë e planeve të trajnerit francez Zinedine Zidane dhe nuk ka startuar në asnjë ndeshje në ligë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, ai është i zemëruar për shkak të shanseve të tij të limituara në klub dhe ka alarmuar një numër të madh klubesh evropiane pas dëshirës së tij për largim nga ‘Los Blancos’.

Liverpooli besohet te ketë shfaqur menjëherë interesimin për transferimin e tij. Zyrtarët në Anfield raportohet se favorizojnë transferimin e mesfushorit me tipare sulmuesi si një zëvendësues të Philippe Coutinhos.

Por, ata do të përballen në garë për shërbimet e tij edhe me rivalin në Premierë Ligë – Chelsean.

Thuhet gjithashtu që “Blutë” janë duke monitoruar Asension si një zëvendësues të mundshëm të Eden Hazard, i cili është duke u kërkuar nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info

Asensio iu ka treguar tashmë drejtorëve në Bernabeu se do të realizoj dëshirën e tij për largim në rast se nuk i ipen më shumë minuta në fushë.

Por, presidenti Florentino Perez është përpjekur për të qetësuar pak situatën. Perez i ka siguruar Asensios se do të jetë pjesë kryesore e skuadrës për sezonin e ardhshëm për shkak se ka në plan të heq dorë nga treshja “BBC” e përbërë nga Karim Benzem, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, raportet në Spanjë sugjerojnë gjithashtu që Real Madridi i ka thënë Chelseas se ata do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me Asension vetëm në rast se Eden Hazard është i përfshirë në ndonjë marrëveshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme