Google ADS

Fillojnë përgatitjet për koncertin e Rita Orës në Prishtinë

15:23 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nga sot kanë filluar përgatitjet për përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës.

Sheshet në Prishtinë tashmë kanë marrë pamje tjetër, pasi janë zburkuruar me simbolet e Kosovës.

E për nder të 10 vjetorit të pavarësisë në Prishtinë do të përformojë edhe Rita Ora, e për këtë sot ka nisur të ngritet skena ku më 17 shkurt do të këndoj këngëtarja me famë botërore.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, sot ka nisur të ngritet skena ku do të këndojë Rita Ora.

Magazina.al, ka sjellë pamje nga punimet që po bëhen në përgatitje të 10 vjetorit të pavarësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme