Hapet Zyra e Emergjencave në Veri të vendit

14:22 | 8 Shkurt 2018
M. A.

Është hapur Zyra Emergjencave për rajonin e Veriut, e cila do të punojë në kuadër Agjencisë së Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.

Mahir Hasani nga Agjencia e Emergjencave, tha se tani kjo agjenci ka zyre edhe në Veri, e cila është e gjashta qendër në gjithë territorin e Kosovës dhe kjo tregon edhe shtrirje të këtij autoriteti edhe në Veri.

Ai tha se “ne vazhdojmë të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme