Ministri i Drejtësisë thotë se do t’ua kthejë 21 ditët e pushimit të burgosurve

12:20 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Përgjatë zhvillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me qendrat korrektuese.

Ndër të tjerash Tahiri ka theksuar se do të propozojë që të kthehen 21 ditët e pushimit siç i kanë pasur më parë të burgosurit dhe kjo varet më pas nga deputetët se a do ta përkrahin atë apo jo, transmeton Indeksonline.

“Ndërsa sa i përket pakove ushqimore mendoj se shteti i Kosovës e ka për detyre që t’u sigurojë atyre nevojat të cilat i kanë në mënyrë që të mos kenë nevojë për pakot nga jashtë”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu ai është pyetur edhe për ndalimin apo zvogëlimin e kontrabandës brenda këtyre qendrave korrektuese teksa ka thënë se tashmë është punuar shumë lidhur me këtë çështje dhe se gjena është në përmirësim e sipër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme