Fama nuk i mungon akoma dhe sot, edhe pse hapësirat e mbjella me kanabis, të cilat e bënë të njohur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk janë më.
Por Lazarati shumë shpjet pritet të shndërrohet në një tjetër atraksion.
Një ide marketimi e ka bërë pjesë të strategjisë për të përmirësuar turizmin në 100 fshatrat që kanë potencial në Shqipëri.
Brenda 2 vitesh qeveria ka programuar që projektet e Rilindjes Urbane, për zhvillimin e qendrave të qyteteve kryesore, t’i zbatojë edhe në 100 fshatrat e përzgjedhur në mbarë vendin.
Ata po ashtu do të marrin mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellësve dhe restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Një tjetër pikë e kësaj pakete është edhe reklamimi i fshatrave dhe prodhimeve të tyre në panaire si dhe aftësimi profesional i vendasve.
Fillimisht programi do të japë 2.5 milion euro për projektet e para që do të fitohen. Përzgjedhja do të bëhet sipas idesë më të mirë dhe frymëzuese.
Bashkë me këto projekte qeveria është duke përgatitur edhe një paketë fiskale për të përjashtuar për 10 vjet nga taksat agroturizmin, nisëm të ngjashme me atë të hoteleve me 5 yje./Tv Klan/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...