Tradhtia është një ndër arsyet më të shpeshta që çojnë çiftet drejt ndarjes përfundimtare. Por jo të gjithë arrijnë që të zbulojnë një tradhti të partnerit të tyre.
Ndërkohë, për të gjitha ato femra që disa detaje nuk u kanë kushtuar rëndësi, më poshtë renditen 9 sjelljet që duhet t’ju bëjnë të dyshoni se ai ndoshta është duke ju tradhtuar.
1. Nuk e ndan nga dora telefonin
Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.
Këshilla: I thoni se nuk keni bateri dhe ju duhet me patjetër t’i telefononi dikujt duke i kërkuar t’ua huazoje të tijin. Nëse bëhet nervoz do të thotë se diçka nuk shkon.
2. Kujdes më shumë se kurrë më parë për pamjen
Ai asnjëherë nuk e ka lënë pas dore pamjen e tij, por ka disa kohë që rregullohen në një tjetër mënyrë. Ky ndryshim i pajustifikueshëm mund të tregoje se ai ka dëshirë t’i bjerë në sy dikujt tjetër.
3. Ka gjithmonë e më shumë punë dhe takime në orët e mbrëmjes
Ka disa kohë që ai ka takime me shumicë? Një ose dy mund të jenë të zakonshme, por këto ndodhin shpesh janë jo të zakonshme.
Këshilla: Ftojeni për të shkuar diku e për të pirë nga një birrë në mënyrë që të ndryshoni ambient.
4. Pasion i tepruar për diçka në mënyrë të papritur
Kur vinte në shtëpi donte të çlodhej dhe të rrinte shtrirë? Tashmë dëshiron të fillojë shpejt e shpejt një aktivitet të ri? Kjo tregon se ai do të merret me diçka tjetër në mënyre që të çlirohet paksa nga ju.
5. Më shumë afeksion sesa duhet
Një person që tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron që t’iu bëjë edhe të buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata. Kujdes, mos u gënjeni.
6. Distancë dhe indiferencë
Keni kohë që keni vënë re se ai është i shqetësuar, me nerva apo ka ndryshime të shpeshta humori pa arsye madhore? Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e më të pakta do të thotë se ka gjetur dike tjetër.
Këshilla: E mira është të flisni drejtpërdrejt me të dhe t’i jepni zgjidhje problemit.
7. Intimitet i trazuar ose inekzistent
Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju dhe kjo gjë bëhet e shpeshte duhet të shqetësoheni.
8. Dëshirë seksuale në rritje
Nga ana tjetër, dëshirat e çmendura në shtrat dhe sjellja në mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dike tjetër që e stimulon.
9. Nuk i interesojnë me projektet e përbashkëta
Nëse të gjitha projektet që kishit bërë atij nuk i interesojnë më si më parë kjo do të thotë se diçka nuk shkon si duhet.
Duhet të dini se këto shenja mund të jene edhe për femrat tradhtare, prandaj ju meshkuj duhet të bëni kujdes.
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...