Ministria e Brendshme italiane ka botuar një raport mbi situatën e krimit, ku flitet edhe për organizatat kriminale shqiptare. Raporti i është përcjellë Parlamentit vendas dhe i referohet periudhës periudhën janar-qershor 2017.
Sipas raportit, në pjesën për kriminalitetin me bazë grupet shqiptare thuhet se ato janë të mirëorganizuar dhe baza e tyre janë lidhjet farefisnore, çka e bën akoma më të vështirë përçarjen dhe evidentimin e tyre. Raporti thotë se disa grupe shqiptare në Itali ende mbështeten në rregulla dhe ligjshmëri kanunore, një kod zakonor që daton në shekullin e 15-të dhe në këtë linjë përmend edhe rastet e gjakmarrjes.
“Ky barbarizëm mund të jetë çelësi për të lexuar vrasjen e dyfishtë në nëntor 2016 në Canegrate (MI), dhe u zgjodh nga karabinierët në maj 2017 me arrestimin e porositësve”. Në atë periudhë, u vranë dy vëllezër shqiptarë nga Mirdita, Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç. Shkak për krimin e rëndë u bënë grupet rivale kriminale aktive në zonë.
Raporti pohon se grupet kriminale në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri kalojnë përmes detit Adriatik për aktivitetin e tyre kriminal.
Në raport shkruhet se: “Në territorin kombëtar (Italian) është e konsoliduar prezenca e grupeve kriminale shqiptare, fleksibiliteti i të cilave në veprim ka lejuar në njërën anë diversifikimin e aktiviteteve të paligjshme dhe në anën tjetër ka zgjeruar praninë e tyre në rajone të ndryshme italiane, duke filluar nga Puglia.
Territori i Pulias, në fakt, ishte zona e celulave të para kriminale shqiptare dhe përfaqëson ende sot një vend të detyrueshëm të zbarkimit të aktiviteteve të paligjshme që vijnë nga Shqipëria dhe nga zonat ballkanike. Me kalimin e kohës, megjithatë, kjo formë e krimit ka arritur të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të territorit kombëtar, duke u bërë bashkëpunëtor të privilegjuar i shumë partneriteteve, falë edhe tendencës së fortë për të bërë aleanca multietnike”.
Raporti specifikon se shqiptarët janë në gjendje të menaxhojnë, me theks të veçantë heroinën, gjithë zinxhirin e trafikut; nga kontaktet me prodhuesit në kanalet e shpërndarjes, duke u bërë shpejt furnizuesit kryesorë të grupeve italiane, falë aftësisë për të përsosur substancën bazë në laboratorë në mënyrë specifike./Lapsi.al/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...