Aktori Charlie Sheen është akuzuar për vrasje nga ish-miku i tij, lojtari i bejsbollit Lenny Dykstra.
Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, Dykstra foli gjerësisht për Sheen, për kohën kur ata ishin miq dhe pse tani nuk janë më, transmeton portali arbresh.info
Dykstra zbuloi shumë gjëra duke përfshirë edhe atë që është e njohur, mbi diagnozën e tij me HIV dhe se si ai kishte ndihmuar në organizimin e vrasjes së një ish-asistenti.
Në vitin 2012 trupi i asistentit të sapo shkarkuar nga Sheen, Rick Calamaro, u zbulua nga shërbëtorja e tij më 1 korrik në apartamentin e tij të Fairfax.
utopsia vuri në dukje se 50-vjeçari kishte nivele të larta të Fentanyl, një opioid i fuqishëm, në trupin e tij dhe se ai kishte vuajtur nga depresioni dhe kishte marrë një përzierje ilaçesh për të trajtuar dhimbjen dhe ankthin.
Atë kohë ishte theksuar se “vdekja e tij ishte aksidentale”.
Dykstra ka sugjeruar tani se Calamaro po shkruante një libër për Sheen, i cili çoi në vendimin e aktorit për ta bërë atë të “akullt”.
Gjatë intervistës së njejtë Dykstra gjithashtu pohoi se Sheen është në prag të ndjekjes penale për shpërndarjen e virusit HIV me vetëdije./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...