Teoria kryesore për mënyrën sesi u zhdukën dinosaurët nga Toka është ajo që fajëson për këtë një asteroid që goditi shtëpinë tonë 65 milionë vite më parë dhe shfarosi thuajse gjithçka.
Por, përsa kohë është një teori, ajo edhe mund të kontestohet. Një teori e re ka dalë nga studiuesit e Universitetit të Readingut në Britaninë e Madhe.
Sipas tyre, dinosaurët ishin thuajse të zhdukur në momentin që Toka u godit nga asteroidi. Për këtë zhdukje, teoria më e re fajëson vetë dinosaurët.
Grupi i shkencëtarëve që qëndron pas këtij pretendimi thonë se edhe nga analizat e fosileve nuk sigurohen shenja të zhdukjes nga një përplasje a shpërthim i fuqishëm.
“Dinosaurët ishin shumë të suksesshëm, për të zezën e tyre. U përhapën dhe mbizotëruan në Tokë për rreth 200 milionë vite, duke e mbypopulluar planetin tonë dhe shteruar ushqimet për mbijetesë”, thotë bashkëautori i studimit, Chris Venditti.
Venditti shton se në atë kohë, dinosaurët ishin në krye të zinxhirit ushqimor, por dështuan që të përshtateshin dhe pasi u përhapën në gjithë territorin e Tokës, për ta nisi zhdukja si pasojë e mungesës së ushqimit dhe luftës për mbijetesë mes llojeve./TCH/
Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, raportohet për 12 të vrarë
Horoskopi për sot, ky është parashikimi i yjeve për shenjën ...
Oda e Minierave mban sot forumin e parë
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Paralajmëron Netanyahu: Libani rrezikon të përfundojë si Gaz...
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Sh...