Google ADS

Yjet e futbollit si Neymar, Alexis Sanchez, Eden Hazard dhe ‘Fenomeni’ me supervetura në eventin e Nike-s

23:19 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kompania gjigante amerikane e vesh-mbathjeve sportive ‘Nike’ sonte ka festuar 20 vjetorin e dizajnimit e këpucës ‘Mercurial’.

Disa nga yjet më të mëdha të futbollit janë mbledhur nga Nike për të festuar 20 vjetorin e këpucës ‘Mercurial’, si dhe lansimin e Superfly 360 dhe Mercurial Vapor 360.

Yjet si Neymar, Alexis Sanchez, Pierre-Emerick Abuameyang dhe Eden Hazard kanë ardhur me superveturat e tyre, në të cilat shihet edhe markimi ‘Mercurial’.

Më pas yjet pas zbarkimit nga veturat e tyre, ecën mbi qilimin e kuq për të bërë fotografitë  e zakonshëm dhe të gjithë dukeshin të lumtur që do të marrin pjesë në këtë event.

Këpuca ‘Mercurial’ ka pasur një sukeses të madh ndër vite dhe sulmuesi brazilian, Ronaldo, ishte futbollisti i parë që kishte përdorur këpucat ‘Mercurial’ para dy dekadash.

Ai i kishte përdorur në kupën e botës ‘Francë 1998’, kampionat në të cilin kishte shkëlqyer me kombëtaren braziliane, por në fund Franca e kishte fituar.

 

Në këtë gala mbrëmjë të Nikes, ishin të ftuar edhe Marcus Rashford, Yancik Carrasco, Saul Niguez, Timoue Bakayoko, Emre Can, Ox-lade Chamberlain e shumë futbollistë të tjerë që kanë kontratë me Nike.

Vlen të theksojmë se ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka qenë prezent në këtë mbrëmjë, edhe pse të gjithë e dimë që ai është klienti kryesor i Nike-s. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme