Tensionet mbi Sirinë, Çavusoglu takohet me Presidentin e Iranit

23:08 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu është takuar me Presidentin iranian Hassan Rohuani në Teheran.

Irani ka kërkuar nga Turqia që të ndalojë ofensivën e saj ushtarake në Siri, duke theksuar se operacioni në Afrin ka shkelut sovranitetin sirian dhe do të rrisë tensionet në vendin e dëmtuar nga lufta, transmeton portali arbresh.info

“Sipas rrethanave aktuale, nevoiten më shumë konsultime dhe bashkëpunim për të zgjidhur krizën e Sirisë”, tha Rohuani gjatë takimit.

“Ne duhet të përpiqemi për një situatë ku asnjë vend në rajon nuk do të ndjehet i rrezikuar nga fqinjët e saj”, shtoi ai.

Turqia ka filluar ofensivën në Afrin me 20 janar./arbresh.info/

Të ngjashme