Tension i lartë është njëra ndër sëmundjet më të përhapura në ditët e sotme, me çdo të pestin njeri që vuan nga ajo.
Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të luftojnë shumë në mënyrë që ta mbajnë tensionin në nivel. Duhet që t’i gjeni metodat natyrale që ta kontrolloni shtypjen e gjakut, transmeton Periskopi.
Vëmendje: duhet më parë që të konsultoheni me mjekun para se të ndryshoni apo zëvendësoni barnat e juaja.
Këto janë disa sygjerime:
LIMONI
Limoni është ilaçi më i mirë për hipertensionin. Është i njohur për t’i bërë venat e gjakut të buta dhe fleksibile, duke ulur kështu nivelin e shtypjes së gjakut. Limoni ka nivel të lartë të Vitaminit C, e cila reagon si antioksidant, dhe duke larguar rrënjësisht nga trupi.
FARAT E SHALQIRIT
Farat e Shalqirit përmbajnë një përbërje e cila quhet cucurbocitri, e cila ndihmon që të zgjerohen kapilarët e gjakut. Në të njejtën kohë, po ashtu ndihmon në përmasimin e funksionimit të veshkës. Kjo ndihmon në reduktimin e nivelit të presionit të gjakut dhe ndihmon shumë në artrit.
HUDHRA
Edhe nëse e gatuani apo jo hudhrën, ajo ndihmon që të kontrolloni nivelin e lartë të presionit të gjakut dhe në të njejtën kohë e ul nivelin e kolesterolit. Hudhra ndihmon që të qetësojmë enët e gjakut duke simuluar prodhimin e oksidit nitrik dhe sulfid hidrogjenit.
BANANJA
Banania është një nga ushqimet që njerëzit me presion të lartë të gjakut mund të han rregullisht që ta kontrollojnë nivelin e saj. Banania është e pasur me kalium, e cila e ul efektin e sodiumit. Kështu, provoni ti hani një ose dy banane në dit. Bashkë me banane mund të përdorni edhe këto: kajsi të thatë, rrush të thatë, lëng portokalli, spinaq, kungulleshkë etj. /Periskopi
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita