Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric thotë se viti 2017 ishte më i mirë në karrierën e tij.
Modric ka pranuar se viti i kaluar nuk kishte se si të shkonte më mirë asnjëherë në aspektin personal për shkak të arritjeve të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Deri tani viti më i mirë në karrierën time ishte 2017, ishte perfekt”, ka thënë kroati në një intervistë për ‘FourFourTwo’. “Ne kemi fituar ligën dhe Ligën e Kampionëve në të njëjtin vit për herë të parë që nga viti 1950, kemi fituar gjithashtu Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube”
“Në nivelin personal, unë isha mjaftueshëm me fat për të siguruar disa çmime individuale, pasi kam qenë i përfshirë në skuadrën më të mirë të vitit në Ligë të Kampionëve dhe në La Liga”
Modric është i kënaqur me arritjet e tij pasi mesfushori vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në Estadio Santiago Bernabeu.
“Në rast se ja shtoni edhe suksesin me skuadër kombëtare me Kroacinë – kualifikimin në Kampionatin Botëror në Rusi, mendoj se 2017-ta ishte një vit perfekt”, shtoi ai.
32-vjeçari ka bërë 17 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe ka realizuar një gol për ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Burimi arsyeton veprimet e tij që i vendosin vajzat në sikle...
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...